VIDEO/ Liverpooli në “kolaps” rezultatesh, 4 humbje radhazi në Premier League

Vështirë të përkufizosh momentin që po përjeton ekipi i Liverpool. Brentford pak minuta më parë i shkaktoi humbjen e 4-të radhazi në Premier League, e mbyllur me disfatën 2 – 3. Golat e Kerkez dhe Salah nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

U mendua se fitorja me “manita” në Champions League kundër Frankfurt do “shkunte” lojtarët, por nuk ka ndodhur kështu. Crystal Palace, Chelsea, Manchester United dhe tani Bentford janë ekipet që i kanë zbritur “me këmbë në tokë” grupin e Arne Slot, jo vetëm kaq, por i kanë zhytur në “kolaps” rezultatesh.

Gjatë merktos së verës, kampionët në fuqi të Premier League shpenzuan për transferimet gati 220 milionë euro, ndërsa nuk janë gjëkundi në kampionat, vendi i 6-të përkohësisht.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us