VIDEO/ Raste, shtylla dhe dëmtime pafund! “Demat” nuk ia dalin përballë Vorës, Partizani barazon mes pakënaqësive të Kërnajës

Është mbyllur në barazim ndeshja Vora – Partizani, e mbajtur në stadiumin “Arena e Demave”. Ky duel ka shërbyer për javën e 10-të në Superiore. Mungesa e golave e ka bërë më pak interesante, por duelet e ashpëra në mesfushë nuk munguan.

Rasi më pikant përkoi në minutat shtesë të ndeshjes, teksa tentativa e Partizanit u ndal në shtyllën tranversale fillimisht dhe më pas ra në vijën fatale të portës. Arbitri Indrit Myrtja vendosi që loja të vazhdonte.

Trajneri i “Demave të Kuq” Oltijon Kërnaja u pa tej mase i nervozuar. Përtej pikës së marrë, Partizani në këtë ballafqim humbi edhe dy lojtarë të rëndësishëm për shkak të dëmtimeve, fjala është për Skukën dhe Preka. Skuadra e Kërnajës mban pozicionin e 8-të në tabelë me 9 pikë, kurse Vora e 7 me 11 pikë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Vora – Partizani 0 – 0

90+5′ – Mbyllet ndeshja në “Arenën e Demave” me rezultatin 0 – 0

90’+ – Tranversa e Partizanit shkakton polemika.

76′ – Iskandarli lirohet bukur në hyrje të zonës, ama goditja e sulmuesit azer shkon jashtë

63′ – Toma kërkon gol me roveshatë, përfundonë jashtë për pak.

54′ – Preka “braktis” fushën i dëmtuar.

46′ – Nis pjesa e dytë.

45+2′ Qirko shpëton mrekullisht portën e Partizanit nga goli.

45′ Skuka largohet nga fusha me barrel.

VIDEO/ Raste, shtylla dhe dëmtime pafund! “Demat” nuk ia dalin

42′ – Ndërhyrje e rrezikshme nga Vinicius, probleme për Xhuliano Skukën.

25′ – Kote i shkon shumë pranë golit, por jashtë.

14′ – Rrëzim në limitet e zonës, për Indrit Myrtjan nuk ka asgjë serioze. 

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

 

1’ – Shkelmohet topi i parë në kryeqytet, nis sfida Vora – Partizani.

Kategoria Superiore: Java 10
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Indrit Myrtja

FORMACIONET ZYRTARE:

VORA: Ruçi, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Adeloje, Daka, De Oliviera, Shehi, Geci

Trajneri: Arian Bellai

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Gudjufi, Isgandarli, Kote, Preka, Marku, Doumbia

Trajneri: Oltijon Kërnaja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us