Rama takohet me kryeministrin e Katarit: Folëm për projekte me peshë të rëndësishme

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim në rezidencën e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Takimi u fokusua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe diskutimin e disa projekteve me peshë të rëndësishme për Shqipërinë, të paktën siç njoftoi vetë Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama krahas një videoje nga ky takim.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Katar zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së tij në një forum të organizuar nga Universiteti Georgetown, ku ai do të flasë mbi temën “Arti i Qeverisjes: Inovacioni Strategjik i Shqipërisë në Politikën Globale”.

Kjo vizitë synon forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe identifikimin e mundësive për projekte strategjike që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe diplomatik të Shqipërisë.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us