VIDEO/ Gol i rrallë nga Çinari, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë shtang portierin

Eraldo Çinari shënoi një supergol sot për Al Jabalain. Ekipi arab po përballet me Al-Ulan, ndërsa goli i Çinarit vendosi baraspeshën në minutën e 38.

Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë provoi nga distanca, pas një pasimi të shkurtër nga goditja e dënimit. Topi përshëndeti rrjetën duke shtangur portierin e Al-Ula.

Ekipi i Al Jabalain ku luan Çinari është në kategorinë e dytë për nga rëndësia në Arabinë Saudite. Çinari e ka golin e tretë në kampionat, ndërsa është aktivizuar rregullisht si titullar.

Goli i Eraldo Çinarit: (VIDEO)
Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us