“Unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë”/ Gjyqi në Hagë, Veseli: Drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet!

Ish-kryeparalementari i Kosovës, Kadri Veseli tha se “drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet”.

Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore“, ka thënë ai në fjalën përmbyllëse në seancën gjyqësore në Hagë që po mbahet kundër tij dhe ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm.”

“Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur që qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us