Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Në Komisionin për Turizmin, Blendi Gonxhja iu adresua fjalëve se Jennifer Lopez do të performojë në Tiranë.

Ministri nuk e mohoi, por tha se këngëtarja ka kërkuar një garanci prej 2 milionë eurosh për protestat dhe është refuzuar.

Gonxhja: Për Jennifer Lopezin që më pyetët…

Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?

Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Zhupa: Se e pa ajo që nuk shiten biletat…

Gonxhja: Ishte para aktit normativ.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us