Janë mbyllur 5 ndeshjet e grupit A në Kategorinë e Dytë, ku skuadrat pritëse kanë marrë fitore të rëndësishme në javën e 19-të.
Kështu, Besëlidhja dhe Sopoti ruajnë rezultatet e pjesës së parë duke vazhduar garën mes tyre për vendin e parë, në kuotat e 45 dhe 42 pikëve. Po ashtu, edhe Tërbuni ka fituar 2-0 në shtëpi përballë Adriatikut duke u ngjitur në vendin e 6-të me 23 pikë.
Ndalet Erzeni në barazim pa gola në sfidën përballë Naftëtarit.
REZULTATET:
Tërbuni 2-0 Adriatiku (Jesus 59′, Karaj 90′)
Gramshi 2-1 Shiroka (Chara Tobar 13′, Aluku 50’/ Vucaj 59′)
Erzeni 0-0 Naftëtari
Sopoti 2-0 Basania (Ben Ahmad 27′, Tanushi 43′)
Besëlidhja 3-0 Luz i Vogël (Raboshta 14′, Marku 30′, Hila 42′)





