KATEGORIA E DYTË/ Fitore të lehta në shtëpi për Besëlidhjen, Sopotin dhe Tërbunin, ndalet Erzeni (REZULTATET)

Janë mbyllur 5 ndeshjet e grupit A në Kategorinë e Dytë, ku skuadrat pritëse kanë marrë fitore të rëndësishme në javën e 19-të.

Kështu, Besëlidhja dhe Sopoti ruajnë rezultatet e pjesës së parë duke vazhduar garën mes tyre për vendin e parë, në kuotat e 45 dhe 42 pikëve. Po ashtu, edhe Tërbuni ka fituar 2-0 në shtëpi përballë Adriatikut duke u ngjitur në vendin e 6-të me 23 pikë.

Ndalet Erzeni në barazim pa gola në sfidën përballë Naftëtarit.

REZULTATET:

Tërbuni 2-0 Adriatiku (Jesus 59′, Karaj 90′) 

Gramshi 2-1 Shiroka (Chara Tobar 13′, Aluku 50’/ Vucaj 59′)

Erzeni 0-0 Naftëtari

Sopoti 2-0 Basania (Ben Ahmad 27′, Tanushi 43′)

Besëlidhja 3-0 Luz i Vogël (Raboshta 14′, Marku 30′, Hila 42′)

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us