E ardhmja e Sylvinhos lë në “ankth” shqiptarët, postimi nga vajza e trajnerit brazilian rikthen “paqen”

Eliminimi i Shqipërisë në fazën “Play-Off” të Kupës së Botës përballë Polonisë, ka prishur “qetësinë” te Kombëtarja, ndërsa nuk ka asgjë të sigurtë nëse trajneri Sylvinho do vijoi të mbetet apo skadimi i kontratës në krorrik të këtij viti do i jap fund edhe bashkëpunimit.

Ditën e djeshme, Sylvinho festoi ditëlindjen numër 52-të, ndërsa nuk mungoi urimi nga vajaza e tij Taty Mendes. Ajo teksa poston disa foto me trajnerin brazilian në “Instagram”, shkruan:

“Nga të gjitha rolet e tua, i preferuari im do të jetë gjithmonë ai i të qenit babai im. Të dua, falëminderit për gjithçka”. Duhet thënë se “timonieri” i Kombëtares u kritikua për zgjedhjet në ndeshjen me Poloninë nga tifozeria shqiptare dhe ky moment i veçantë nga vajza e tij, i sjell “qetësinë” ish-mbrojtësit.

Lajme të tjera |  Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us