ZYRTARE/ Kampioni i Egnatias lëvizje “rrufe” në mes të sezonit, firmos PAPRITUR me kuqezinjtë

Jackson Kenio është futbollisti më i ri i FC Rustavi. Pasi mbylli aventurën e tij në Letoni me Auda, fantazisti 26-vjeçar vendosi që të niste një të re në elitën e futbollit gjeorgjian.

Për shërbimet e tij, klubi nga Gjeorgjia s’ka paguar asnjë “kacidhe”, për shkak se braziliani ishte futbollist i lirë. Jackson Kenio është i njohur edhe në Shqipëri, pasi në të shkuarën ka luajtur në Superiore me ekipin e Egnatias.

Kenio është aktivizuar me rrogozhinasit nga tetori i vitit 2020, deri në korrikun e vitit 2023. Me Egnatian ka fituar titullin kampion në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, teksa shënuar 18 gola e asistuar në 9 të tjerë, në 99 ndeshje.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale
Tags:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us