ZYRTARE/ Lëvizje “BIG” te Egnatia pas barazimit me Celjen në Champions, prezantohet ish-i i rivalëve të Superiores

Ledio Beqja është futbollisti më i ri i Egnatias. Përmes një postimi në rrjetet sociale të bërë publik pak minuta më parë, rrogozhinasit shkruajnë se mesfushori me tiparet difensive i është bashkuar skuadrës ditës së sotme dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

25-vjeçari kujtojmë është një lojtar i njohur për Superiore, pasi më parë ka qenë pjesë e Dinamos dhe Teutës, ndërsa tashmë nis një eksperiencë të re me kampionët e Shqipërisë.

Një “armë” më shumë për trajnerin Nevil Deden, një ditë pasi skuadra e tij barazoi 3-3 në Champions përballë NK Celjes në Rrogozhinë dhe me ardhjen e Beqjas do të ketë më shumë alternativa në mesfushë.

Lajme të tjera |  E bujshme! Dinamos i bllokojnë tre futbollistë për sfidën e Europës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us