VIDEO/ Tirana i “falet” Dejvi Bregut në fundin e derbit, Dinamo “ngec” në barazim përballë bardhebluve

Dinamo dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin për bardheblutë e shënoi Myslovic në minutën e 54-t. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te Dinamo mendoi Malomo 4 minuta më vonë. Ndërkohë që në minutën e 88-të, Bregu humbi shansin e artë nga penalltia.

Kështu, Dinamo mbetet momentalisht në vendin e katërt me 45 pikë. Në krahun tjetër me 32 pikë, Tirana mbetet në vendin e 8-të, përsëri në zonën e rënies nga Superiorja.

Dinamo 1 – 1 Tirana (Malomo 58′ / Myslovic 54′)

“Abissnet Superiore”: Java 32
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Ismaili, Teixeira, Bregu, Nani, Malomo, Dita, Beqja, Malomo, Neziri, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic, Rafa, Halili, Xhixha, Tabekou, Mehmeti. Trajner: Orges Shehi.

Lajme të tjera |  Formacioni i Botërorit sipas OPTA-s: Ekipi ideal dominohet nga spanjollët

NDESHJA:
90+4′ Mbyllet 1-1 ndeshja.
88′ E pabesueshme, Bregu humbet penallti.

58′ GOL DINAMO! Shënon Malomo.

54′ GOL TIRANA! Shënon Myslovic.

45+2′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
34′ Super gjuajtje nga Xhixha, topi shkon ngjitur me portën.

19′ Goditje e bukur nga Teixiera, për fatin e mirë të Tiranës topi shkon jashtë.

17′ Nani godet nga jashtë zone, topi shkon në duart e Bekajt.

10′ Aksion i bukur nga Dinamo, por goditja e Malomo lë për të dëshiruar.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis derbi mes Dinamos dhe Tiranës.

VIDEO/ Tirana i “falet” Dejvi Bregut në fundin e derbit, Dinamo

Abissnet Superiore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us