Kanë përfunduar pjesët e para të 4 ndeshjeve të sotme të grupit B në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e fundit. Deri më tani, Oriku po fiton 1-0 përballë Butrintit, çka do të thotë për Orikun se janë momentalisht të ngjitur në Kategorinë e Parë.
Në ndeshjet e tjera, Partizani B po barazon 0-0 me Këlcyrën, ndërsa Delvina po fiton 1-0 me Tomorin. Ndërkohë që Maliqi ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1 përballë ekipit të Devollit.
Pjesët e dyta pritet të jenë më të zjarrta, ku e gjithë vëmendja është tek Oriku-Butrinti.
LIVE:
Oriku 3 – 0 Butrinti (Bunkhoev 9′, 56′, Mirani 62′)
Goli i Bunkhoev (Oriku 1-0 Butrinti)





