VIDEO/ Oriku ngjitet në Kategorinë e Parë! Dopieta e portierit i jep fitoren përballë Butrintit, shënohen 9 gola në 4 sfida (REZULTATET)

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e grupit B të Katzegorisë së Dytë, të vlefshme për javën e fundit. Oriku ka konfirmuar kështu ngjitjen në të Parën pas fitores së pastër 3-0 përballë Butrintit, ku protagonis është bërë portieri Bunkhoev me dy dopietën personale.

Në anën tjetër, edhe Partizani B ka siguruar një fitore të rëndësishme për play-offin duke mposhtur minimalisht 1-0 Këlcyrën.

Në sfidat e tjera, Maliqi ka fituar 2-1 përballë Devollit, ndërsa Delvina-Tomori është mbyllur në barazim 1-1.

REZULTATET:

Oriku 3 – 0 Butrinti (Bunkhoev 9′, 56′, Mirani 62′)

Goli i Bunkhoev (Oriku 1-0 Butrinti)

Partizani B 1 – 0 Këlcyra (Balla 73′)

Delvina 1 – 1 Tomori (Koshie 30′, Vrapi 62′)

Maliqi 2 – 1 Devolli (Pero 15′, Ibrahim 16′ / Ametlli 19′)

Lajme të tjera |  E PAPRECEDENTË/ Dinamos i ndodh e papritura në Slloveni, vendim drastik ndaj Ilir Dajës para ndeshjes evropiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us