VIDEO/ I shënoi gol spektakolar Beshiktashit, më pas vjen pezullimi për Ernest Muçin

Ernest Muçi ka shënuar dje golin e tij të 11-të në kampionatin turk, duke tundur rrjetën në sfidën që Trabzonspor fitoi falë tij me shifrat 2-1.

bandicam 2026-05-09 20-40-37-185

Në pjesën e dytë të takimit ishte pikërisht një gjuajtje nga e majta e sulmuesit shqiptar ajo që vulosi suksesin 2-1 për ekipin.

Por pak minuta më vonë, për Muçin erdhi lajmi i hidhur gjatë një tjetër aksioni ku ai tërhoqi nga fanella një kundërshtar.

SHIH VIDEON

Sulmuesi u ndëshkua me kartonin e verdhë që plotëson numrin 4 dhe kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e fundit të sezonit të Trabzonsporit në kampionat, atë ndaj Gençlerbirligi, duke e mbyllur para kohe kampionatin ku ka shënuar 11 gola e dhënë 3 asiste pa mundësinë për të përmirësuar këtë bilanc.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us