VIDEO/ “Derbi i qejfit” dhuron 3 gola, Partizani fiton në “Arenën e Demave” falë Kekos

Partizani 2 – 1 Dinamo (Keko 19′, 32′ / Koma 56′)

Partizani ka fituar përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2-1.

Albers Keko ishte protagonisti absolut tek skuadra e Partizanit me dy gola të shënuar. Në krahun tjetër, goli i Mustafa Koma nuk mjaftoi për dinamovitët, të cilët mbyllin kampionatin e rregullt me disfatë.

Kështu, Dinamo mbetet në vendin e katërt me 49 pikë. Në krahun tjetër, jashtë “Final Four”, Partizani mban vendin e pestë me 48 pikë të grumbulluara pas 36 ndeshjesh të luajtura.

“Abissnet Superiore”: Java 36
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Emanuela Rusta

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Zadeja, Janjeva, Jata, Keko, Kola, Kote, Malaj, Buxhelaj, Shabani, Sarjo, Bunkhoev. Trajner: Realf Zhivanaj.
DINAMO: Kiri, Ismaili, Gudiaby, Vila, Berisha, Ferruku, Meksi, Beqja, Koma, James, Lorran. Trajner: Ilir Daja.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

LIVE:

90’+4 Mbyllet sfida në “Arena e Demave”, Partizani 2-1 Dinamo
56′ GOL DINAMO! Koma ngushton shifrat.

45+2’ Mbyllet pjesa e parë, Partizani udhëheq 2-0 ndaj Dinamos.
32′ Përsëri Keko, Partizani dyfishon shifrat.

19′ GOL PARTIZANI! Sulmuesi Albers Keko gjen rrugën e rrjetës.


1’ Shkelmohet topi i parë në “Arenën e Demave”, nis sfida Partizani-Dinamo.  

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us