E PAPRITUR/ “Dështak” te skuadra polake, futbollisti shqiptar pranë transferimit në Superligë

Andi Zeqiri nuk po kalon momentin që priste tek skuadra polake Widzew Lodz. Këtë sezon ai ka marrë pjesë në 26 ndeshje, shumicën prej tyre si zëvendësues. E në këto kushte, 26-vjeçari me origjinë shqiptare po mendon largimin gjatë merkatos së verës.

Por, ofertat për të nuk mungojnë. Siç raporton “Tribune De Geneve”, për shërbimet e Zeqirit ka interesim të lartë skuadra e Superligës zvicerane, Servette. Këta të fundit, e shohin 26-vjeçarin si përforcimin e duhur për repartin ofensiv, duke ia besuar atij golat.

Mirëpo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Zeqiri ka kontratë të vlefshme me ekipin aktual, Widzew Lodz, deri në verën e vitit 2029. Ai u ble verën e shkuar për 2 milionë euro nga belgët e Genk, ndërsa vlera momentale është 2.5 milionë euro.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Shokët e skuadrës ia nisën festës pas fitores, Lamine Yamal shkon të ngushëllojë Leo Messin (PAMJET)

Këtë sezon, shqiptari ia ka dalë që të shënojë 3 gola e të asistojë në një tjetër, por pa fituar kurrë besimin e trajnerit për rol kyç në ekip. Vlen të theksohet, se shok ekipi me Zeqirin tek Widzew Lodz, janë edhe dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi dhe Juljan Shehu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us