FOTOLAJM/ Shokët e skuadrës ia nisën festës pas fitores, Lamine Yamal shkon të ngushëllojë Leo Messin (PAMJET)

U deshën plot 120 minuta për të përcaktuar fituesin e finales së Kupës së Botës, mes Spanjës dhe Argjentinës.

Një ndeshje e luftuar dhe me ritëm të lartë për të dyja skuadrat, e megjithatë, golin që aq shumë po e kërkonin të dyja skuadrat, e gjeti pikërisht Spanja në minutën e 106-të falë Ferran Torres.

Me përfundimin e ndeshjes, futbollistët spanjollën ia nisën festës, ndërsa tek argjentinasi kaploi trishtimi. Mirëpo, kamerat amatore të pranishme në stadium, kanë pikasur një moment tejet të veçantë që lidhet me Lamine Yamal dhe Leo Messin.

Ylli 19-vjeçar iu drejtua “pleshtit” për ta ngushëlluar, ndërsa nuk mungoi edhe një përqafim mes të dyve. Nga e tashmja, në të ardhmen. Ky moment simbolizon edhe mbylljen e një kapitulli plot histori për të hapur një tjetër shumë premtues.

 

Lajme të tjera |  Premio e çmendur pas fitimit të Kupës së Botës, zbulohet shifra që do të marrin lojtarët e Spanjës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us