VIDEO/ Nga Fevziu, te Rakipi, Mëhilli dhe Duma, Rama “ndan notat” për gazetarët shqiptarë, thumbon Çim Pekën: Sa më lart budallallëku, aq më lart niveli

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë dhe batutat për të komentuar disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, gjatë një interviste për “Koha Jonë” me Nikoll Lesin.

I pyetur për figura të ndryshme të medias, Rama dha përgjigje të shkurtra, por me nota therëse. Për Blendi Fevziun përdori termin “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipin e cilësoi “muhabetqar”. Për Mero Bazen tha vetëm një fjalë: “sqepar”.

Kur u ndal te Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama u shpreh se “janë dy gjëra të ndryshme”, ndërsa shtoi me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.

Për Arjan Çanin, kryeministri përdori epitetin “thashethemeqar”, ndërsa për Andi Bushatin fillimisht shprehu vlerësim për gazetarinë e tij, përpara se të ironizonte: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.

Edhe Frrok Çupi dhe Baton Haxhiu morën nga një përkufizim të shkurtër: “Mirditor” dhe “Kosovar”.

Një nga deklaratat më thumbuese ishte ajo për Çim Pekën. Rama tha se, po të ishte në kohën e vjetër të gazetës “Koha Jonë”, “do ishte një nga ata të makinës së bardhë”, për të shtuar më tej me ironi: “Do e mbanin për shofer”.

Intervista për Nikoll Lesin

Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh; më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.

Nikoll Lesi: Blendi Feziu?

Kryeministri Edi Rama: Udhëtar

Nikoll Lesi: Ylli Rakipi?

Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar

Nikoll Lesi: Mero Baze?

Kryeministri Edi Rama: Sqepar

Nikoll Lesi: Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.

Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.

Nikoll Lesi: Që do të thotë?

Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.

Nikoll Lesi: Nga të doli kushërirë mo?

Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete.

Nikoll Lesi: Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.

Kryeministri Edi Rama: Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.

Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.

Nikoll Lesi: Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’

Kryeministri Edi Rama: Po po, atë nuk e diskutoj fare. Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë. Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave…

Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s’ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t’i bëjmë atij?

Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?

Nikoll Lesi: Po Bushatin e the pak a shumë.

Kryeministri Edi Rama: Telendar.

Nikoll Lesi: Frrok Çupi se edhe dy emra keni.

Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.

Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin… Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’

Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua, e respektoj.

Kryeministri Edi Rama: Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.

Kryeministri Edi Rama: Kosovar

Nikoll Lesi: Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.

Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?

Nikoll Lesi: Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.

Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë…

Nikoll Lesi: Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të  lartë…

Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.

Nikoll Lesi: Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë.

Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.

 

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us