E BUJSHME/ Erald Maksuti largohet nga Flamurtari, bashkohet me futbollistin e Kombëtares shqiptare në Premier League

Erald Maksuti do të largohet nga Flamurtari. Pas rënies nga Kategoria e Parë, sulmuesi 22-vjeçar do të mbyllë aventurën e tij me vlonjatët dhe madje do të largohet përfundimisht edhe nga futbolli shqiptar.

Mësohet se Maksuti është shitur në Rusi, te skuadra e Premier League ruse, Akhmat Grozny. Nuk dihen ende detajet e këtij transferimi, por sipas moderatorit Gerti Çarcani ky “operacion” tashmë është i kryer.

Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, Maksuti ishte një lider te Flamurtari, duke dhuruar “show” në aspektin personal. 22-vjeçari ia doli që të shënonte 12 gola dhe të asistonte në 3 të tjerë, duke spikatur me performancat e tij.

Përsa i përket klubit rus, Akhmat Grozny, aty Maksuti do të gjejë edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Klisman Caken.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us