Seanca e sotme plenare është shoqëruar me incidente të vazhdueshme para godinës së Kuvendit, ku qytetarët e mbledhur në protestë kanë shënjestruar deputetët dhe punonjësit që hyjnë në institucion.
Një prej personazheve që u përball me revoltën e protestuesve ishte kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Teksa po hynte në këmbë brenda rrethimit të Kuvendit, Dule u bë objekt i thirrjeve të ashpra nga turma.
Qytetarët nuk ngurruan t’i drejtoheshin me epitete fyese, duke thirrur në kor, “O hajdut me syze!”.





