E BUJSHME/ E zbulon vetë presidenti Duka për Maran, pagë rekord për trajnerin e ri të Shqipërisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar më tepër për trajnerin Rolando Maran. Numri 1 i FSHF konfirmoi detaje financiare për trajnerin e ri të Shqipërisë.

maran duka

Duka tregon për “Ndryshe” në “TAR” që Maran ka pagë të njëjtë si Silvinjo, madje dhe me ndonjë përqindje më shumë. Kështu duket se kombëtarja tashmë ka trajnerin më të paguar në histori, ndryshe nga se është thënë më parë. Kujtojmë se Silvinjo ishte më i paguari pas rinovimit me objektiv Botërorin 2026. Gjithsesi bëhet fjalë për më pak se 1 milion euro sa i përket trajnerit, pa përfshirë stafin.

“Kam dëgjuar këto ditë lloj-lloj abuzimesh. ‘Federata mori këtë, jo uli nivelin, jo rriti buxhelin’. Nuk kam preferuar ndojëherë të flas për marrëdhëniet financiare me trajnerët apo me stafet. Paga e Maran është e njëjtë me Silvinjon, mbase ndonjë përqindje më shumë”, u shpreh fillimisht presidenti Duka. Kujtojmë se deri tani ishte thënë që Maran përfitonte deri në 30 mijë euro në muaj. Një shifër që konsiderohet e ulët.

Sa është paga? “Ka abuzime: ‘Silvinjo merrte një pagë 1 milion – 2 milionë. Ky merr kaq’. Janë në të njëjtat nivele, as Silvinjo nuk ka marrë asnjëherë 1 milion”.

Lajme të tjera |  Egnatia mëson kundërshtarin për raundin e tretë në Champions, duel “delikat” për ekipin e Nevil Dedes nëse kalojnë rivalin slloven

Poshtë 1 milion euro? “Po patjetër”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us