Klubi i Vllaznisë ka njoftuar se të mërkurën do të rikthehet në fushën e lojës për të zhvilluar një test miqësor.
Shkodranët do të sfidojnë skuadrën shqiptare që militon në Malin e Zi, FK Deciq, të mërkurën, më datë 17 qershor, prej orës 18:00.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do t’i shërbejë trajnerit Edi Martinit si dhe lojtarëve për të “ndezur motorrët” para sfidave të ardhshme që i presin në turneun e kualifikueseve të Conference League.





