ZYRTARE/ Merret vendimi për Geralb Smajlin, ish-mbrojtësi i Vllaznisë largohet

Geralb Smajli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Ballkanit. Mbrojtësi anësor 24-vjeçar dhe klubi nga Theranda kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre edhe pse kontrata përfundonte në verën e 2028-ës.

“FC Ballkani njofton se rrugëtimi ynë me futbollistët Geralb Smajli, Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov ka përfunduar. Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit”, shkruan ndër të tjera klubi i Ballkanit.

Kujtojmë se mbrojtës i djathtë u bashkua me Ballkanin në verën e vitit 2024, me klubin e Superligës të Kosovës që e bleu për 100 mijë euro nga Vllaznia.Tashmë, pritet që Smajli të rikthehet në Superiore.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia rikthehet në fushë pas ndalesës, shkodranët njoftojnë miqësore me shqiptarët e Malit të Zi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us