Egnatia është padyshim një nga klubet e Superiores më aktive në merkato. Afrimet kanë qenë të shumta dhe madje emra të rëndësishëm të kampionatit. Por tani drejtuesit kanë filluar të mendojnë edhe për largimet.
“Firot” pritet të ndodhin pas ndeshjeve evropiane, të paktën të titullarëve fiks që janë të rëndësishëm për organikën rrogozhinase. Burime për “Newsport.al” raportojnë se ofertat janë të shumta në drejtim të Alessandro Albanese, Arbenit Xhemajlit dhe Mario Dajsinanit.
“Newsport.al” mëson se këta 3 titullarë nuk do të largohen nga Egnatia, pa marrë ekipi rrugën e duhur drejt Evropës. Ndërsa pasi të mbyllet kapitulli evropian, pritet që të tre futbollistët në fjalë të dëgjojnë konkretisht ofertat dhe ta mbyllin me kampionët në fuqi.





