Sinan Idrizi nuk mjaftohet vetëm me Kërnajën, pas trajnerit Flamurtari zgjedh edhe drejtorin e ri sportiv

Pas emërimit të Oltijon Kërnajës si trajner, klubi i Flamurtarit ka nisur të “lëvizë gurët” edhe në kupolën drejtuese. Burime për “Newsport.al” raportojnë se kuqezinjtë kanë gjetur drejtorin e ri sportiv.

Atë rol te klubi vlonjat do ta marrë Fabjan Beqja. Ky i fundit i “jep duart” futbollit të luajtur në moshën 32-vjeçare dhe këtë herë rikthehet në Vlorë, por jo si lojtar, pasi do të marrë rolin e drejtorit sportiv.

EKSKLUZIVE/ Sinan Idrizi nuk mjaftohet vetëm me Kërnajën, pas

Fabjan Beqja

Një lëvizje surprizë kjo nga klubi i Flamurtarit, duke ia besuar merkaton një ish-i. Përsa i përket karrierës së tij futbollistike, Beqja e ka nisur me Teutën, ndërsa më tej është aktivizuar me Besën, Gjilanin dhe Flamurtarin.

Lajme të tjera |  “Firo” nga klubi i Superiores, ish-sulmuesi i Tiranës gati t'i japë lamtumirën nënkampionëve

Durrsaku tashmë do të ketë një detyrë aspak të lehtë, për të krijuar organikën që do të rikthente Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar. /Nikoll RAJTA/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us