E KRYER/ Teuta “shpërbën” Egnatian, Edlir Tetovës i bashkohet edhe “krahu i djathtë”

Teuta dhe “bëmat” e saj në merkato. Klubi durrsak nuk e ka ndalur për asnjë çast ritmin, duke u përforcuar në çdo repart të mundshëm.

Emërimi në stol i trajnerit Edlir Tetova ishte “kryevepra” e parë e klubit që riktheu një “strateg” në stol, për t’i dhënë besimin e ringritjes së skuadrës në nivelin ku i takon të jetë.

Së fundmi, siç raportojnë burimet për “Newsport.al”, Tetovës do t’i bashkohet edhe “dora e vjetër”, pasi mësohet se Julian Brahja do të largohet nga Egnatia për të kaluar pikërisht në Durrës, si pjesë e projektit të ri sportiv të durrsakëve.

Së bashku me të, do të jetë edhe Andri Babaj me pozicionin e përgatitësit atletik. Edhe ky i fundit do të braktisë kampionët në fuqi të Superiores, për të marrë përsipër një përvojë të re me këtë skuadër.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nuk ia doli të linte gjurmë në Superiore, Teuta merr vendimin për sulmuesin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us