Dy “ish”-ë tentuan rikthimin në Rrogozhinë, Egnatia i mbylli derën edhe yllit të Vllaznisë që ishte gati të linte Shkodrën (PRAPASKENAT)

Egnatia është një nga klubet më aktive në këtë fillim merkatoje verore. Klubi rrogozhinas ia ka dalë që të sigurojë shërbimet e lojtarëve si Geralb Smajli, Eneo Bitri, Karim Loukili, Alessandro Kacbufi, Andrey Yago.

Emra të tjerë që dolën në “orbitën” e kampionëve të Shqipërisë, ishin edhe Edison Ndreca me Regi Lushkjën. Burime të sigurta për “Newsport.al” raportojnë se ish-ët e Rrogozhinës i janë vetëofruar Egnatias, mirëpo kanë marrë përgjigje negative.

Me refuzimin e Egnatias, Lushkja zgjodhi transferimin te Al Dhafra, ndërsa Ndreca përflitet për një kalim në Shkodër, edhe pse ky i fundit s’ka kryer asgjë.

Madje, “Newsport.al” zbulon se ish-ët nuk ishin të vetmin që donin rikthimin në Rrogozhinë. Egnatias iu vetëofrua edhe sulmuesi i Vllaznisë, Lirim Kastrati, por asnjë dritë jeshile edhe për anësorin 27-vjeçar nga Kosova.

Kujtojmë që Egnatia ka nisur përgatitjet në Bullgari në kuadër të ndeshjeve evropiane. Në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, kampionët e Superiores do të përballen me moldavët e FC Petrocub. /Nikoll RAJTA/

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Përforcim "bombastik" për Ilir Dajën, Dinamo njofton afrimin e kampionit të Superligës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us