Avokati i Metës kërkon në gjyq Edi Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se mbrojtja ka paraqitur prova të reja në procesin që po zhvillohet në GJKKO, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama duhet të thirret si person në dijeni për disa episode që lidhen me çështjen.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se mbrojtja nuk arriti të paraqiste të gjitha kërkesat dhe provat që kishte planifikuar, përfshirë një listë të gjerë dëshmitarësh që, sipas tij, mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të çështjes.

“Nuk arritëm të parashtronim kërkesat tona dhe t’i paraqisnim provat me dëshmitarë gjykatës. Këto prova, nëse pranohen, do të jenë shumë të rëndësishme për procesin”, deklaroi Cakrani.

Lajme të tjera |  Analistë, politikanë, gazetarë dhe biznesmenë/ Gjyqi i Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon të thirren mbi 30 dëshmitarë! (EMRAT)

Sipas tij, mbrojtja synon të paraqesë një listë me rreth 150 persona që konsiderohen si persona në dijeni, ndërsa në krye të kësaj liste, sipas avokatit, ndodhet kryeministri Rama.

“Lista nis me kryeministrin Edi Rama. Do t’i paraqesim gjykatës materiale filmike që, sipas nesh, tregojnë pse ai është një person kyç që duhet të flasë për këtë çështje. Kjo do t’i japë gjykatës dhe prokurorisë një panoramë më të gjerë”, tha ai.

Cakrani kritikoi gjithashtu vendimin e gjykatës për të mos lejuar filmimin e seancës nga mediat, duke e cilësuar mungesën e transparencës si problematike për interesin publik.

“Keqardhje që gjykata nuk lejoi mediat të filmonin. Publiku duhet të njihet me atë që ndodh në sallën e gjyqit”, u shpreh avokati.

Lajme të tjera |  Evitoni orët e pikut, temperaturat sot rriten deri në 36 gradë

Procesi ndaj Ilir Metës vijon në Gjykatën e Posaçme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse gjykata do të pranojë kërkesat e mbrojtjes për administrimin e provave të reja dhe thirrjen e dëshmitarëve të propozuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us