Adrian Doçi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos. Mesfushori 21-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me “Nëndetësen” pas dy vitesh, për t’u rikthyer tek ekipi ku u formua në Gjermani.
Doçi është bashkuar me ekipin e Germania Halberstadt në ligën e pestë të Gjermanisë. Me këta të fundit, mesfushori ka luajtur më parë nga viti 2017 në atë 2018.
Më vonë, 21-vjeçari është aktivizuar me skuadra si Magdeburg dhe të rinjtë e Wolfsburg. Te Dinamo në vitin 2024 ai erdhi si një talent me të ardhme, mirëpo nuk pati kurrë hapësirat për të treguar cilësitë e tij.
Njoftimi i klubit Halberstadt





