ZYRTARE/ U cilësua talent i padiskutueshëm nga Dinamo, mesfushori largohet dhe firmos me ekipin e kategorisë së 5-të

Adrian Doçi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos. Mesfushori 21-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me “Nëndetësen” pas dy vitesh, për t’u rikthyer tek ekipi ku u formua në Gjermani.

Doçi është bashkuar me ekipin e Germania Halberstadt në ligën e pestë të Gjermanisë. Me këta të fundit, mesfushori ka luajtur më parë nga viti 2017 në atë 2018.

Më vonë, 21-vjeçari është aktivizuar me skuadra si Magdeburg dhe të rinjtë e Wolfsburg. Te Dinamo në vitin 2024 ai erdhi si një talent me të ardhme, mirëpo nuk pati kurrë hapësirat për të treguar cilësitë e tij.

NJOFTIMI I KLUBIT Halberstadt

ZYRTARE/ U cilësua talent i padiskutueshëm nga Dinamo, mesfushori

Njoftimi i klubit Halberstadt
Lajme të tjera |  Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”, e ndjekin Mbappe dhe Haaland! Ronaldo ende pa gol në Botëror

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us