“Protestat janë kundër Edi Ramës dhe jo PS”- Spartak Ngjela: Duhet të japë dorëheqjen, po e dëmton shumë edhe Partinë Socialiste

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish në Facebook lidhur me protestat e fuqishme qytetare prej gati 1 muaji kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai shkruan se Rama po bën sikur nuk kupton se ka të gjithë opinionin publik kundër. Kjo sipas Ngjelës e bën kryeministrin patologjik dhe jo politikan. Në këtë mënyrë duke këmbëngulur të jetë ende kryeministër po dëmton edhe Partinë Socialiste.

Zemërimi qytetar me këtë kokëfortësi të Ramës ka rrezik të kthehet edhe ndaj gjithë PS-së.


Reagimi i Spartak Ngjelës:

Edi Rama nuk e kupton dot se kush është ai dhe cila është Partia Socialiste.
Opinioni publik është ́hedhur në protestë kundër Edi Ramës. Por ai po bën sikur nuk po kupton.
Dhe po e dëmton shumë Partinë Socialiste.
Prandaj duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialist.
Dhe kjo po tregon se Rama është patologjik dhe jo politikan.
Protestuesit janë kundër Edi Ramës.
Por jo kundër Partisë Socialiste.
Prandaj Rama duhet të japë dorëheqjen, ngaqë kokfortësia e tij për të qëndruar në krye të Partisë Socialiste, dëmton edhe PS, por edhe Shqipërinë, sepse revolta paqësore e protestuesëve mund ta agravoje gjendjen shoqërore në Shqipëri.
Kurse deri tani protestuesit janë hedhur vetëm kundër Edi Ramës, prandaj…
Po të vijojë me acerim, kjo protestë, e shumuar në numur, protestuesit do të ngrihen edhe kundër Partisë Socialiste.
Atëherë???

Lajme të tjera |  Rama paralajmëron kryebashkiakët e rretheve që "punojnë" nga Tirana: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us