ZYRTARE/ “I paprekshëm” për Ilir Dajën, Dinamo merr vendimin për liderin e ekipit

Para disa minutash, klubi i Dinamos ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin Naser Aliji. 32-vjeçari do të vijoi te mbetet pjesë e “bluve” të kryeqytetit të paktën edhe për 2 vite të tjera. 32-vjeçari konsiderohet lider në fazën defensive, sikurse “katalizator” për pjesën tjetër të ekipit.

Për trajnerin Ilir Daja, Aliji është i “paprekshëm”, titullar i padiskutueshëm. “FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht rinovimin e kontratës me mbrojtësin Naser Aliji edhe për dy vitet e ardhshme.

Presidenti Adrian Bardhi dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit, duke konfirmuar kështu besimin dhe ambiciet e përbashkëta për të ardhmen.

Me eksperiencën ndërkombëtare, profesionalizmin dhe kontributin e tij në fushë, Aliji është një pikë e rëndësishme e skuadrës dinamovite.

Rinovimi i kontratës përfaqëson një hap të rëndësishëm në projektin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe të qëndrueshëm.I urojmë Naserit shumë suksese me fanelën blu në sfidat tona për arritjen e objektivave të radhës!

Klubi po punon fort dhe së shpejti do të ketë të tjera lëvizje për kompletimin e një skuadre kompetitive”, ka shkruar klub i Dinamos.

Lajme të tjera |  Konfirmohet nga vetë ai, Jasir Asani “zbarkon” në Tiranë në mes të merkatos (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us