Rrëmuja e kabllove! Rama: Do të pastrojmë ‘fijet e merimangave’, gjeneratë e re me urbanë elektrikë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishën në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, ku njoftoi se do lançohet programi i ri kombëtar i Rilindjes 2.0. Rama u ndal te sistemimi i kabllove ajrore, ku deklaroi se qytetet duhen pastruar nga ato “fije plastike merimangash të një kohe tjetër”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek transporti urban dhe interurban, ku njoftoi për hyrjen e autobusë elektrikë me zero ndotje. Ndër të tjera Rama paralajmëroi edhezhvillimin e një programi për të krijuar kapacitete më domethënëse për parkimet.

Edi Rama: Është tanimë plotësisht e mundur që të pastrojmë qytetet tona nga fijet plastike të merimangave dhe siç e tregon inventari, pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty tërësisht si shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes.

Ka ardhur koha të marrë një drejtim shterrues, të adresojë të gjitha pjesët e mbetura të painvestuara, ndryshe nga ç’hidhet dhe spërdridhet në diskursin e përditshëm negativ, janë në fakt shumë më pak se sa pjesë të investuara të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Do duhet një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe për t’i dhënë përgjigje edhe atyre nevojave të mbetura të paadresuara të segmentit akoma të munguar të rrjetit të përgjithshëm.

Së dyti do shkojë në nivel tjetër transporti urban dhe ndërurban. Të hyjmë në një fazë ku gjenerata e re e autobusëve të jetë krejtësisht e gjelbër, pra autobusë elektrikë me zero ndotje. Po ashtu, për të ndërtuar një sistem të përdorimit të këtyre mjeteve, nën administrimin e bashkive. Qeveria siguron mjetet, bashkia i administron, nëpërmjet një projekti që e kemi pilotuar me sukses në Dibër. Do të kemi një park logjistik që do u shërbejë bashkive për ato punime të domosdoshme, pastrimit, hapjes së kanaleve ujitëse e kulluese apo çdo ndërhyrje tjetër të kësaj natyre. Do të mbështesim një program për të krijuar kapacitete më domethënëse për parkimet.

Lajme të tjera |  "Provova t’i vesh këpucët e kryeministri", Rama ndan mesazhin e qytetarit: E di që do shahem, por në Shqipëria janë bërë gjëra të mira

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us