Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do i merrni ju!

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacioni, Delina Ibrahimaj, kanë bërë një bashkëbisedim me një grup pensionistësh.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, teksa hodhi poshtë zërat se këto ndihma jepen për efekte elektorale. Kreu i qeverisë theksoi se e gjithë pjesë shtesë që ka përfituar buxheti i shtetit nga rritja e çmimit të karburantit do t’u shpërndahet drejtpërdrejt pensionistëve.

Rama shtoi se përfitues të kësaj skeme do të jenë jo vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuara, për të cilët do të dyfishohet ndihma ekonomike. Po ashtu, sipas tij, shteti do të mbulojë edhe sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara.

“Ju kujtohet që vitin e shkuar thanë po e japin bonusin për fushatë. Këtë vit s’kemi fushatë. Bonusi s’ka lidhje me asgjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju kemi premtuar. I është shtuar buxhetit fitimet nga të ardhurat prej çmimit të naftës, nuk është mbajtur në buxhet, por është pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot. Të gjitha të ardhurat që erdhën nga rritja e çmimit të naftës nga lufta, do t’i merrni ju. Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët prej kohësh prisnin këtë që ne bëmë, dyfishimin e ndihmës per personat me aftësi të kufizuara. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi dhe fillon tani dyfishimi i ndihmës. Është vendosur që sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do i paguajë shteti”, tha mes të tjerash kryeministri Rama.

Lajme të tjera |  "Idiot je vetë", aktivistja kap në befasi deputetët te qendra tregtare: Të shitur, lironi Shqipërinë! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us