Pasi dhjetëra qytetarë vendosën që të bllokonin Parlamentit duke penguar kështu dhe daljen e deputetëve nga Kuvendi, një aktiviste u ka dalë përpara në befasi socialistëve në njërën prej qendrave tregtare në Tiranë.
Në videon e publikuar në Instagram shikohet momenti kur aktivistja Arvina Lleshi u del në befasi deputetët socialistë të cilët si duket kanë dalë nga ana që lidh “Toptanin” me Kuvendin.
“Deputetë të shitur, lironi Shqipërinë” u drejtohet aktivistja socialistëve në hyrje të qendrës tregtare.
Tërmet Peçi, Admir Kadeli dhe Evis Kushi vërehen duke e parë çuditshëm aktivisten. Ndërsa një i pranishëm dëgjohet duke i thënë asaj: Ik ore palaço.
Këtu aktivistja irritohet dhe ia kthen: Idiot je vetë, mos më thuaj mua. Përgjigja e saj lë të kuptohet se ajo ka marrë dhe ofendime të tjera.





