ZYRTARE/ Transferim “BIG” i Egnatias, skuadrës së Nevil Dedes i bashkohet edhe mbrojtësi nga nënkampionët

Numan Ajeti është prezantuar si futbollisti më i ri i Egnatias. Pas përvojës me Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas, mbrojtësi i krahut të majtë kalon te kampionët e Superiores dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.

Në sezonin që sapo lamë pas, Ajeti u paraqit në 24 ndeshje me fanellën kuqezi, ndërsa rrogozhinasit për 20-vjeçarin nuk ka shpenzuar asnjë “kacidhe”, pasi futbollisti ndërpreu bashkëpunimin me tetovarët.

Në këtë mënyrë, mbrojtësi i jep mundësinë trajnerit që të ketë më shumë alternativa dhe “luks” për të përzgjedhur në formacionin që do të “skicojë” për sezonin e ri.

POSTIMI:

“Mirë se erdhe, Numan Ajeti!

KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit Numan Ajeti, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së tij me KF Shkëndija.

Me cilësitë, përkushtimin dhe eksperiencën e tij, Ajeti vjen për të forcuar repartin defensiv dhe për të kontribuar në objektivat e klubit për sezonin e ri.

I urojmë Numanit një rrugëtim të suksesshëm me fanellën bardhejeshile, shumë shëndet, fitore dhe momente të paharrueshme me familjen e Egnatias”

Lajme të tjera |  Klubet e Superiores të detyruara, zbuloni ndryshimin "rrufe" për sezonin e ardhshëm, festojnë lojtarët e rinj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us