Elbasani u “mbyll gojën” kritikëve, vjen firma me mesfushorin e Serie B italiane

Elbasani ka kryer goditjen e radhës në merkaton e verës. Burimet për “Newsport.al” raportojnë se verdheblutë kanë transferuar një mesfushor nga Serie B italiane. Zyrtarizimi mund të vijë nga momenti në moment, ndërsa të njëjtat burime sqarojnë se është preferuar që emri të mbahet anonim.

Duket se njoftimet mbi largimet e 8 futbollistëve, të bëra publike të mërkurën, dhanë përshtypjen se tek nënkampionët po ndodh një revolucion, që u prit edhe me kritika për shkak të ndeshje së rëndësishme ndaj BATE Borisov që do të luhet më 7 korrik.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Përforcim para Kupave të Evropës, Vllaznia i “rrëmben” sulmuesin Partizanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us