“Idiot je vetë”, aktivistja kap në befasi deputetët te qendra tregtare: Të shitur, lironi Shqipërinë! (VIDEO)

Pasi dhjetëra qytetarë vendosën që të bllokonin Parlamentit duke penguar kështu dhe daljen e deputetëve nga Kuvendi, një aktiviste u ka dalë përpara në befasi socialistëve në njërën prej qendrave tregtare në Tiranë.

Në videon e publikuar në Instagram shikohet momenti kur aktivistja Arvina Lleshi u del në befasi deputetët socialistë të cilët si duket kanë dalë nga ana që lidh “Toptanin” me Kuvendin.

“Deputetë të shitur, lironi Shqipërinë” u drejtohet aktivistja socialistëve në hyrje të qendrës tregtare.

Tërmet Peçi, Admir Kadeli dhe Evis Kushi vërehen duke e parë çuditshëm aktivisten. Ndërsa një i pranishëm dëgjohet duke i thënë asaj: Ik ore palaço.

Këtu aktivistja irritohet dhe ia kthen: Idiot je vetë, mos më thuaj mua. Përgjigja e saj lë të kuptohet se ajo ka marrë dhe ofendime të tjera.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku: Dhuna ndaj protestuesve tregon pafuqinë e qeverisë, asnjë pushtet nuk mbijeton me forcë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us