Zbulohet një Super Tokë 28 vite dritë larg sistemit diellor.
Quhet Gliese 48b, ka në orbitë që gjendet brenda të ashtuquajturës Zonë optimiste e Banueshme.
Nuk është ende konfirmimi për praninë e një atmosfere në gjendje të mbajë ngrohtësinë, por astrofizikanët thonë se pozicioni i planetit bën të mendosh që teorikisht janë të gjitha kushtet për ujë në gjendje të lëngshme në sipërfaqen e tij.
Ka një masë që përllogaritet të jetë tetë herë më e madhe se ajo e Tokës e njëkohësisht gjendet në një distancë me yllin mëmë, që përforcon mundësinë e ujit në të.
Interesant është edhe një fakt tjetër që ndihmon në zgjerimin e njohurive njerëzore, pasi ky sistem planetar orbiton rreth një ylli të ftohtë, që quhet xhuxh i kuq, dhe janë të njohur për një aktivitet magnetik mjaft intensiv.
Për këtë arsye sipërfaqja mund të marrë karakteristika të ngjashme me sinjalet gravitacionale të një planeti, por kësaj here konfirmimi është arritur pas 15 vitesh vëzhgimesh dhe përllogaritje me të dhënat e shumë teleskopëve hapësinorë, duke konfrontuar çdo parametër.



