David Fadairo do të jetë futbollisti më i ri i Dinamos. Sipas shtypit të shkruar, sulmuesi 25-vjeçar do të largohet nga Partizani dhe do të huazohet te “Nëndetësja”, vetëm për Kupat e Evropës, pra rrugëtimin në Conference League.
Kështu, Ilir Daja shton “armët” në repartin ofensiv, pasi Fadairo luan në krahun e djathtë të sulmit. Edhe pse aventura te “Demat” nuk i ka shkuar ashtu siç e priste, nigeriani shihet si përforcimi ideal për Kupat e Evropës.
Kujtojmë se Partizani e mori Fadairon nga Teuta, në janar të këtij viti. Mirëpo, në 7 ndeshjet që ka luajtur me të kuqtë, sulmuesi s’ia ka dalë që të gjejë rrugën e rrjetës apo të asistojë.





