ZYRTARE/ Pretendentët e Superiores godasin në merkato, vjen firma me ish-in e Vllaznisë dhe Elbasanit

Antonio Delaj është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Mesfushori është prezantuar pak minuta më parë nga klubi lezhjan, përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadër me të cilën ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Kujtojmë se 22-vjeçari është rritur në ekipet zinxhir të Vllaznisë, duke u aktivizuar edhe në ekipin e parë të shkodranëve, ndërsa ka luajtur po ashtu edhe me Elbasanin.

Një tjetër afrim me peshë për pretendentët e Superiores, të cilët e kanë marrë me shumë vrull sezonin e ri për të përmbushur objektivin e tyre madhor.

POSTIMI:

“Antonio Delaj, mirë se erdhe në Lezhë. Mesfushori 22 vjeçar ka hedhur firmën duke u bërë pjesë e jona deri në vitin 2028.”

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Largimi nga Elbasani erdhi “rrufe”, Xhonatan Lajthia gati të firmosë me “blutë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us