PD bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare

Opozita do të vijojë të mungojë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat deklaroi se mbështesin protestat e qytetarëve dhe demokratët nuk do të shkojnë në seanca, derisa të diskutohen në Kuvend amendamentet për ndryshimin e ligjeve, të kërkuara edhe nga protestuesit.

Vendimi vjen pasi opozita bojkotoi seancën e 2 korrikut, e cila u shoqërua me protestën edhunshme para godinës së Kuvendit.

Qytetarët e mbledhur para Parlamentit nuk kursyen deputetët e makinat e tyre duke i qëlluar me vezë, si dhe as efektivët. Përplasjet e dhunshme, përdorimi i sprejit lotësjellës dhe hedhja e ujit me presion nga autobotët la pas pasoja nga të dyja palët.

Sali Berisha: Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës. Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët. Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi. Të vendosë kryesia, t’i paraqesim, t’i diskutojmë. Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë.

Lajme të tjera |  Rutina e 'kilometrit të fundit'

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us