ZYRTARE/ Lëvizje befasuese në Superligë, klubi shqiptar transferon qendërsulmuesin nga Holanda

Klubi i Llapit nga Superliga e Kosovës ka befasuar jo pak me transferimin e qendërsulmuesit Yaid Marhoum.

22-vjeçari vjen nga Holanda, ndërsa eksperienca e fundit përkon me skuadrën e TOP Oss (Holandë, liga e dytë për nga rëndësia).

Kontrata me ekipin llapjane është e vlefshme deri në verën e vitit 2029, ndërsa trajneri Tahir Batatina do të ketë më shumë opsione në majë të sulmit.

Në edicionin 2025-2026, Llapi rrezikoi shumë për rënien nga Superliga e Kosovës, por shpëtoi vetëm në fazën e Play-Out, ku fitoi 2 – 0 kundër Dinamo Ferizajt.

 

Lajme të tjera |  Dy mungesa të rëndësishme në krahët e mbrojtjes, Ilir Daja i beson “bomberit” që tregoi vlerat në Kosovë! Zbulohet ekipi “europian” i Dinamos (LISTA E PLOTË)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us