Klubi i Llapit nga Superliga e Kosovës ka befasuar jo pak me transferimin e qendërsulmuesit Yaid Marhoum.
22-vjeçari vjen nga Holanda, ndërsa eksperienca e fundit përkon me skuadrën e TOP Oss (Holandë, liga e dytë për nga rëndësia).
Kontrata me ekipin llapjane është e vlefshme deri në verën e vitit 2029, ndërsa trajneri Tahir Batatina do të ketë më shumë opsione në majë të sulmit.
Në edicionin 2025-2026, Llapi rrezikoi shumë për rënien nga Superliga e Kosovës, por shpëtoi vetëm në fazën e Play-Out, ku fitoi 2 – 0 kundër Dinamo Ferizajt.





