Kristjan Asllani u nënshtrohet vizitave mjekësore, mesfushori i Kombëtares gati për rikthimin

Kristjan Asllani nuk dëshiron të vazhdojë me Interin dhe po ashtu zikaltërit duan të shesin kartonin e tij. Fakt është se me 13 korrik, kur Interi të rikthehet në fushën e blertë për përgatitjet e sezonit të ri, Asllani do të jetë me pjesën tjetër të skuadrës.

kristjan asllani

Ky është edhe rikthimi më i hidhur nën urdhrat e trajnerit Kivu, pasi bëhet e ditur se pritet largimi i radhës. Dje Asllani iu nënshtrua vizitave të zakonshme mjekësore në prag të sezonit të ri.

Asllani nuk ka pasur minuta te kampionët e Italisë. Dhe momenti i vetëm ku filloi të fitojë sërish besim ishte me Beshiktashin në Turqi.

Pavard është në të njëjtën situatë si mesfushori shqiptar. Të dy mbeten në pritje për të mësuar destinacionin e ri.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana tronditet në “pikun” e merkatos, talenti i ekipit njofton largimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us