Johan Kortez ka njoftuar largimin nga Tirana. Vendimi i papritur u mësua nga postimi i mbrojtësit në rrjetet sociale.

“Faleminderit shumë për çdo gjë Tirana. Ju uroj sukses të madh në çdo gjë”, shkruan Kortez në postimin e tij.
Kujtojmë se bardheblutë refuzuan më parë një ofertë për Kortez. Megjithatë largimi ka ardhur përfundimisht më 11 korrik.
26-vjeçari afrohej me bujë në merkaton e kaluar të dimrit. Në total regjistroi 16 paraqitje.
Dita e sotme ndërkohë solli dy largime për kryeqytetasit, pikërisht Kortezin dhe Emiljano Mihanën.






