Mungonte vetëm “PO-ja” vendimtare, dhe ajo tashmë ka vulosur gjithçka! Paolo Maldini pritet të rikthehet në Itali, më saktësisht pranë Federatës italiane të Futbollit, aty ku do të marrë dhe rolin e drejtorit teknik.
Siç shkruan eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ikona e Milanit ka pranuar propozimin e presidentit Giovanni Malagos dhe shumë shpejt këtë detyrë të rëndësishme. Përveç tij, tek “Azzurrit” do të vijë edhe Leonardo, i cili do të mbajë në strukturat drejtuese pozicionit e këshilltarit.
Një cikël i ri po hapet tek Italia, e cila pas dështimit të kualifikimit në Botëror, e ka ndarë mendjen të emërojë njerëzit e duhur që kanë eksperiencën për të rikthyer 4 herë kampionët e Botës në nivelet ku i takon të jetë.





