Pape Thiaw nuk do të jetë më trajneri i Senegalit. Vendimi është marrë nga Federata senegaleze e Futbollit, e cila përmes një komunikate zyrtare shprehet se rrugët me trajnerin janë ndarë.
45-vjeçari iu bashkua kombëtares afrikane më 13 dhjetor të vitit 2024, dhe në 25 ndeshje zyrtare, ka mundur të fitoj 15, të barazojë 4 dhe të humbasë 6 të tilla.
Kujtojmë se Senegali me Thiaw në stol arriti deri në raundin e 1/32-tave, ku u eliminua nga Belgjika, me rezultatin 2-3.





