Pësoi arrest kardiak në ujë/ Shpëtohet mrekullisht i moshuari nga vrojtuesi i plazhit në Velipojë

Një 67-vjeçar është shpëtuar sot mrekullisht nga një vrojtues plazhi në Veliopjë.

Pushuesi Bardhyl Xhahysa dyshohet se pësoi atak kardiak teksa ndodhej brenda detit. Ishte vrojtuesi Besfort Gjoklaj ai që reagoi menjëherë duke nxjerrë të moshuarin në breg.

Gjoklaj i dha ndihmën e parë 67-vjeçarit, i cili ishte pa puls dhe pa frymëmarrje. Vrojtuesi pas disa minutash përpjekje arriti t’i nxirrte Xhahysës sasinë e madhe të ujit që kishte pirë. Pasi i moshuari riftoi shenjat jetësore u dërgua drejt spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor

Lajme të tjera |  Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin e kontestueshëm "Albanian Files" (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us